Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në studion e News24, deklaroi se është i gatshëm të kandidojë për drejtimin e PD-së nëse Sali Berisha tërhiqet nga posti i kryetarit.
Ai u shpreh se, nëse drejtimin e partisë vijojnë ta mbajnë figura si Berisha, Flamur Noka apo Albana Vokshi, ai nuk do të ketë më asnjë lidhje me PD-në. Sula la të hapur edhe mundësinë për të nisur një nismë të re politike, duke përmendur idenë e krijimit të një poli të tretë në skenën politike shqiptare.
Deputeti aktual i PD, Dashnor Sula: Nëse Sali Berisha jep dorëheqjen nga kryetari i PD, jam alternativë për të kandiduar. Nëse në PD janë Sali Berisha, Flamur Noka e Albana Vokshi, unë nuk e shkel më atë prag. Nëse këta persona rrijnë në Partinë Demokratike, PD do zhbëhet. Do doja të jap kontribut, ndoshta për krijimin e një poli të tretë.
(Arena e Lajmit)