Një figurë e njohur e botës intelektuale shqiptare, Artan Lame, u nda nga jeta disa ditë më parë pas një ndërhyrje në zemër. Lame vuante prej vitesh nga probleme kardiake.
Sot, pranë Akademisë së Shkencave po zhvillohen homazhe për nder të tij, ku miq, kolegë dhe personalitete të njohura i japin lamtumirën e fundit. Gazetarja Fatmira Nikolli raporton se në fjalët përkujtimore janë theksuar kontributet e tij të çmuara në historinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Artan Lame ka qenë një publicist i angazhuar dhe një zë i fortë në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare. Ai ishte themelues i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe shquhej për përkushtimin e tij ndaj ruajtjes së vlerave historike të vendit. Miqtë e tij kanë paralajmëruar se në nder të tij do të ngrihet një muze pranë Gardës së Republikës.
Gazetarja Fatmira Nikolli: Jemi pranë Akademisë së Shkencave, ku po mbahen homazhe për Artan Lamen, pasi ai ka pasur kontribut të çmuar mbi historinë shqiptare. Lame u nda nga jeta pak ditë më parë, pas një ndërhyrje që pati në zemër. Këtë problem, Lame e ka pasur prej vitesh. Njerëz të njohur kanë ardhur dhe kanë mbajtur homazhe për të dhe kanë vënë në dukje tipare të karakterit të tij. Miqtë e tij pritet të bëjnë një muze për të pranë Gardës së Republikës. Përveç publicistikës, ai ka pasur afeksion të madh për trashëgiminë kulturore. Ai themeloi Forumin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.