Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24 ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020.

Ai ka sqaruar pjesën e Aktit të Marrjes së Tokës në Përdorim dhe legalizimet dhe parashikimet e ligjit për secilin rast.

“Dy kërkesat kryesore të qytetarëve lidhjen me AMTP (Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim)dhe legalizimin.
Sa i përket AMTP, ligji ka ndarë momentin si veprohet për ato të regjistruara para ligjit dhe ato më pas. Ato që janë regjistruar më parë, AMTP nuk i nënshtrohet vlerësimit të vlefshmërisë.

Do t’i nënshtrohet vetëm për pjesën e falsifikimit.
AMTP e pa regjistruara, do të bëjnë kërkesë në ASHK me AMTP përkatëse. Këtu kalon kriteri i vlefshmërisë.

Tokën bujqësore mund ta marrin pa pagesë personat të cilët kanë dërguar kërkesë për regjistrim 6 muaj para hyrjes në fuqi të ligjit.

Për qytetarët që duan ta regjistrojnë tani, ka një pagesë që duhet të kryhet”, ka sqaruar ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×