Trajneri i Kosovës, Franco Foda iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para miqësoreve ndaj Armenisë dhe Comorove.
“Kemi disa mungesa të rëndësishme. Por për ne është me rëndësi të fitojmë dy miqësoret. Do të ishte përgatitje e mirë për kualifikimet e Botërorit që nisin në shtator. I kam ftuar disa lojtarë të rinj. Besoj se ata do t’i ndihmojnë ekipit kombëtar.
“Qëllimi është i qartë dhe këtë do t’ia them edhe ekipit. Edhe pse ndeshje miqësore, është shumë me rëndësi që t’i fitojmë ato. Momentalisht e kemi një eufori të përgjithshme pasi jemi ngritur në Ligën B. Këtë energji pozitive duhet ta vazhdojmë tutje.
Do t’i qasemi ndeshjeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse lojtarët e rinj dëshmohen, do të nominohen në të ardhmen”,