Kourtney Kardashian dhe Travis Barker thyejn heshtjen: Sa javë e frikshme dhe emocionale ka qenë…

kourtney-kardashian-travis-barker-panorama-plus

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë reaguar në rrjetet sociale pasi bateristi u shtrua në spital. Kourtney shkruan në një status se ndihet e lehtësuar dhe mirënjohëse pas përvojës së hidhur të bashkëshortit të saj.

Çifti theu heshtjen për gjendjen e muzikantit pas shtrimit të tij në spital më 28 qershor në Los Angeles. Travis zbuloi se ishte trajtuar për pankreatit pasi iu nënshtrua një endoskopie, ndërsa Kourtney, e cila ka qenë pranë tij, shprehu mirënjohjen e saj që ai është duke u shëruar.

Oh sa javë e frikshme dhe emocionale ka qenë”, shkroi ylli i Kardashians, e cila u martua me Travis në Itali vetëm muajin e kaluar, në Instagram Story. “Shëndeti ynë është gjithçka dhe ndonjëherë ne e marrim të mirëqenë se sa shpejt mund të ndryshojë. Travis dhe unë shkuam për një endoskopi rutinë së bashku dhe ai përfundoi me pankreatit të rëndë, kërcënues për jetën.”

Kourtney vazhdoi, “Unë jam shumë mirënjohëse ndaj Zotit që shëroi burrin tim, për të gjitha lutjet tuaja për të dhe për ne, për dashurinë dhe mbështetjen. Jam shumë e prekur dhe mirënjohëse.” Ajo falënderoi gjithashtu “specialistët, mjekët dhe infermierët për kujdesin për të dhe burrin e saj.

Në Instagram, Travis shkroi se një ditë para shtrimit në spital, ai kishte shkuar për një endoskopi “duke u ndjerë mirë”. Gjatë procedurës, atij iu hoq një “polip shumë i vogël pikërisht në një zonë shumë të ndjeshme, të trajtuar zakonisht nga specialistë, i cili fatkeqësisht dëmtoi një tub kritik të drenazhit të pankreasit”.

Ai vazhdoi, “Kjo rezultoi në pankreatit të rëndë kërcënues për jetën. Unë jam shumë shumë mirënjohës që me trajtim intensiv aktualisht jam shumë më mirë.” 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×