Elbasan/ Plagosja e mekanikut në vendin e punës, Inspektoriati i Punës mbyll përkohësisht repartin e copëtimit të ferrokromit në kompaninë “Albchrome”

Pas aksidentit në vendin e punës të mekanikut Rudin Mecja gjatë ditës së sotme, Inspektoriati i Punës dhe shërbimeve shoqërore ka vendosur shiritin e pezullimit të punës në repartin e copëtimit të ferrokromit në kompaninë “Albchrome”, ku ndodhi dhe ngjarja.

Ky repart shtrihet në zonën industriale të Paprit në Elbasan ku këtë të Mërkurë mbeti i plagosur gjatë punës mekaniku Rudin Meçja

Aksidenti në zonën industriale të Paprrit në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan (Albchrome )sipas burimeve zyrtare ka ndodhur rreth orës 12.15 në repartin e copëtimit të ferrokromit dhe inxhinieri i procesit të punën në turn rezultoi se ishte Rexhep Xhardja dhe puna ndiqej nga brigadieri mekanik, Myslym Hoxha dhe inxhinieri mekanik Fatjon Ikonomi.

Sipas të njënjtave burime ,mekaniku, Rudin Meçja sot po punonte së bashku me një grup kolegësh profesionistë për ndërrimin e pllakave të copëtimit të ferrokromit, një proces ky periodik që kryhet kohë pas kohe në këtë uzinë.

Në momentin e ngjarjes mekaniku, Rudin Meçja ka qenë poshtë pllakës së coptuesit dhe është goditur fuqishëm në shpatull dhe shtyllën kurrizore nga agregati i saj dhe menjëherë është trasportuar fillimisht në Spitalin Rajonal Elbasan dhe më pas u dërgua në Tiranë.

Kjo është një tjetër ngjarje tjetër mjaft e rëndë në kompaninë “Albchrome” Elbasan në zonën industriale të Paprrit e cila po hetohet me shumë seriozitet.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×