Benny Blanco ‘ëndërron’ të ketë fëmijë me Selena Gomez: Lutem çdo ditë

Benny Blanco ka folur rreth planeve të tij për t’u bërë baba.

Producenti 37-vjeçar i muzikës pranoi me entuziazëm se “lutet çdo ditë” që të bëhet baba.

Blanco, i cili është i fejuar me Selena Gomez, tha: “I dua fëmijët; më pëlqen të jem xhaxha. Megjithatë, dua të jem baba, me vullnetin e Zotit. Thjesht po ëndërroj dhe lutem çdo ditë”, në një bisedë me InStyle.

Blanco dhe Gomez janë po aq të emocionuar që do të kenë fëmijë.

Edhe pse Gomez më parë foli hapur për pamundësinë për të pasur fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore, ajo tha:

“Kjo më bëri vërtet mirënjohëse për mundësitë e tjera për njerëzit që mezi presin të bëhen nëna. Unë jam një nga ata njerëz. Jam e emocionuar për mënyrën se si do të duket ky udhëtim, por do të duket pak më ndryshe. Në fund të ditës, nuk më intereson. Do të jetë i imi. Do të jetë fëmija im.”

Sipas Page Six , çifti, i cili u fejua me njëri-tjetrin në dhjetor 2024, bleu një pronë në stilin spanjoll me vlerë 35 milionë dollarë në Beverly Hills, Kaliforni, në shkurt të këtij viti.

Ata lançuan albumin e katërt në studio të Selenës, “I Said I Love You First”, në mars të vitit 2025.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×