VIDEO/ Zjarr në një banesë në Uznovë të Beratit, ndërhyjnë zjarrfikëset. Nuk raportohen persona të lënduar

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Zjarri ka rënë në një banesë dy katëshe dhe në monentin e rënies në zjarrit në banesë nuk ka pasur asnjë familjar. Zjarri është parë nga banorët, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse me tre mjete të fikjes së zjarrit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, është bërê i mundur lokalizimi i shpejtë i flakëve dhe fikja e zjarrit. Zjarri, i cili kishte filluar në katin e parë të godinës dhe që më pas u përhap me shpejtësi, mendohet se është shkaktuar nga rryma elektrike.

Si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Riza Kaçi, ka pasur dëme të shumta materiale, ndërkohë që e gjithë ndërtesa vijon të jetë nën pushtetin e tymit. Si pasojë e zjarrit, nuk ka pasur asnjë person të lënduar, pasi në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ka pasur asnjë familjar.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×