“Fazat e integrimit të Shqipërisë kanë pasur ulje-ngritje”, eksperti Geron Kamberi: Jemi në një moment gjeopolitik të rendësishëm…

Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar eksperti i integrimit europian Geron Kamberi i cili diskutoi për raportin e PE për Shqipërinë. Sipas tij fazat e integrimit për Shqipërinë ka pasur ulje dhe ngritje  në historinë e saj.  Ai shtoi se grupkapitulli i parë është i rëndësishëm dhe themelor dhe se shqiptarët janë pro integrimit europian.

“Kur flasim për Shqipërinë flasim edhe për qeverinë dhe fazat e integrimit ka pasur edhe uljet dhe ngritjet e saj në 35 vitet e saj të historisë dhe shqiptarët. Besoj se këto janë dy nga faktorët kryesorë dhe mund të them se qytetarët shqiptarë janë pro integrimit europian. Grupkapitulli i parë që është i rëndësishëm dhe janë quajtur themelore se hapen të para dhe mbyllen të fundit.
Grupkapitulli i dytë i cili ka të bëjë me tregun e përbashkët dhe rreth 80 % e legjislacionit europian lidhet me tregun europian”, tha ai

Më tej ai u ndal edhe tek Samiti i Komunitetit Politik Europian i cili u zhvillua në Shqipëri në 15-16 maj. Eksperti Kamberi deklaroi se samiti u zhvillua si pasojë e vazhdimit të samiteve të mbajtura më herët në Ballkan.  Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Shqipëria është një proces zhvillimi në Bashkimin Europian i cili po shpreh një inkurajim dhe shpresohet që të mos ndryshojë.

“Samiti i Komunitetit Politik Europian vazhdoi që u zhvillua në Shqipëri pas zgjedhjeve vazhdoi traditën e vazhduar të disa samiteve të zhvilluara më herët në Ballkan.
Në këtë pikëpamje kur Shqipëria është një proces zhvillimi në Bashkimin Europian i cili po shpreh një inkurajim dhe shpresoj që të mos ndryshojë. Teknikisht negocatiat janë hapur në grupkapitullin e parë dhe Shqipëria duhet të hapë edhe dy të tjerë deri në fund të vitit. Ata duhet të diskutojë me BE standartet që duhet të plotësojë dhe më pas nenshkruhet traktati nga 27 vendet anëtare të unionit. Jemi në një moment gjeopolitik të rendësishëm “, përfundoi Kamberi

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×