DETAJET/ Burrel, 2 “Benz”-at u përplasën kokë më kokë, familja me 3 persona në një prej mjeteve. 8-vjeçari rëndë niset tek Trauma

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti rrugor që ndodhi pasditen e sotme në Burrel.

Sic njofton gazetari i News24, Enver Doçi, në aksident u përfshinë dy automjete të tipit “Benz” të cilat u përplasën kokë më kokë.

Në një prej automjeteve ndodhej një familje me tre persona ku fëmija i tyre 8-vjeçar është nisur drejt spitalit të Traumës ndërsa në automjetin tjetër udhëtonte vetëm një person.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta dhe policia vijon ende të jetë në vendngjarje.

Në spitalin e Traumës është nisur edhe një person tjetër, identitetet e të aksidentuarve nuk janë bërë ende të ditura.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×