Tentativë rrëmbimi në Tiranë/ Vajza 6-vjeçare e detektives Shkënda Lili bëhet shënjestër e një gruaje misterioze

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në zonën e Astirit, Tiranë, ku një vajzë 6-vjeçare është bërë objekt i një tentative rrëmbimi. Vajza është e bija e detektives private Shkënda Lili, dhe incidenti ka ndodhur pranë kompleksit të banimit ku jeton familja.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një grua rreth të 55-ave, e veshur me syze dhe sjellje të dyshimta, ishte parë disa ditë më parë duke vëzhguar vajzën në zonë. Mëngjesin e djeshëm, ajo iu afrua të miturës në hyrje të pallatit dhe tentoi ta joshtë me çokollata e karamele, për ta tërhequr më pas me forcë.

Fati i mirë ishte ndërhyrja e disa fqinjëve të cilët, duke parë situatën nga një lokal aty pranë, ngritën zërin dhe alarmuan autoren. Gruaja u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.

Pamjet filmike të zonës janë sekuestruar për të identifikuar autoren. Burime konfidenciale nuk përjashtojnë mundësinë që kjo të jetë më shumë se një tentativë rrëmbimi, ekzistojnë dyshime se pas kësaj mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal dhe se ngjarja mund të ketë lidhje me profesionin delikat të Lilit.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare.

—————————————————————————————————-

Ngjarja tronditëse në Astir duhet të jetë një sinjal alarmi për të gjithë prindërit.

Jetojmë në një kohë kur as ambientet pranë shtëpisë nuk janë më të sigurta si dikur. Fëmijët janë të pafajshëm dhe të lehtë për t’u manipuluar, sidomos kur përballen me një të panjohur që u ofron diçka tërheqëse si çokollata apo lodra.

Prindër, mos e lini asnjëherë fëmijën të jetë i pavëzhguar, edhe për pak minuta. Edukoni ata që të mos flasin me të panjohur dhe të refuzojnë çdo dhuratë që nuk vjen nga familja. Rrënjosini idenë që “mirësia” nuk vjen gjithmonë me qëllime të mira.

Sepse edhe një moment i vogël pakujdesie… mund të sjellë pasoja të mëdha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×