Aleksandar Mitrovic, sulmuesi i Serbisë dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Shqipërisë. Mitrovic u shpreh se fokusi është te fusha dhe objektivi i vetëm janë 3 pikët.
“Kanë kaluar 9 vjet. Kam ndjenja të mira nga ndeshja e dytë, jo nga e para. Pres një ndeshje të vështirë, me një ekip të organizuar dhe me lojtarë të mirë. Na pret në atmosferë e shkëlqyer në stadium. Ne jemi të fokusuar tek ekipi jonë. Këto kualifikuese duhet t’i mbyllim në mënyrë të shkëlqyer.
Unë jam gjithmonë i përgatitur. Në kombëtare kam inspirim për kombin. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin. Fokusi jonë është fusha dhe fitorja. Do ishte mirë nëse fitojmë. Nëse vijnë edhe golat, është qershia mbi tortë, por primare janë 3 pikët”, u shpreh Mitrovic.