Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhje në dy objekte kulti në Lunxhëri, ndalohet 21-vjeçari (Emri)

Një djalë 21-vjeçar, në tentativë për t’iu larguar shërbimeve të Policisë, ka hedhur një qese, brenda të cilës kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, bazuar në inteligjencën policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në fshatin Psar, njësia administrative Ballaban, Këlcyrë, organizuan punën, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin Pavllo Dhima, 21 vjeç, banues në fshatin Gjat, Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 04.06.2025, dyshohet se ka  vjedhur një shumë parash, në dy objekte kulti (kisha), në fshatrat Dhoksat dhe Nokovë. Në tentativë për t’iu larguar shërbimeve të Policisë, 21-vjeçari ka hedhur një qese, brenda të cilës kishte një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën do ta shiste.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

Në Gjirokastër kanë ndodhur edhe këto aksione të tjera:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datën 03.05.2025, në vendin e quajtur “NSHN”, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, shtetasin G. H., 36 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 64 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi me vetëgjyqësi ka rindërtuar një gardh, duke zënë një hapësirë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 49 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Ç., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e motrës së tij, për të përvetësuar një pronë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, shtetasi B. A., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 48 vjeç, banues Gjirokastër. Nga aksidenti është dëmtuar 48-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×