Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në një konferencë për mediat, ku u ndal mes të tjerash edhe në debatin e fundit në lidhje me ndërhyrjet në ish- burgun e Spaçit.

Berisha u shpreh se ky është një pretekst për të shuar gjurmët dhe për të mbrojtur “xhelatët e diktaturës”.

“Është indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët, për të mbrojtur xhelatët e diktaturës.
Është një shkelmin për së dyti, i asaj i atij kalvari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë.
Është thjesht përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp, ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve.
Është dëshmi tjetër se, si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste, përpiqet që të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi që ky e quajti; ana e drejtë e historisë”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×