Kombëtarja, Asllani: Japim maksimumin për ëndrrën botëror, na ndihmojnë tifozët

Shqipëria do të përballet me Serbinë këtë të shtunë, me ndeshjen që fillon në orën 20.45. Mesfushori i kuqezinjve, Kristjan Asllani, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se skuadra do bëjë maksimumin për të realizuar ëndrrën botëror.

“Po e dimë është ëndrra e të gjithë shqiptarëve të shkojmë në Botëror për herë të parë. Shkojmë në fushë për ta fituar këtë ndeshje, por e dimë që para nesh kemi një skuadër të fortë dhe do të shohim si do të shkojë ndeshja. Kemi tifozët në anën tonë dhe kjo do të hyjmë në fushë me një lojtar më tepër.

“Nuk duhet të mendojmë për ato gjera që kanë ndodhur. Unë e mbaj mend atë ndeshje që isha me familjen time e kam parë në shtëpi. Tani ka shumë pak fjalë për mua. Nuk dua të flas, por do të hyjmë në fushë dhe do të tregojmë kualitetin që kemi”, tha Asllani.

 

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×