“Një javë më parë e kisha në zyrë”…kryetari i komunës së Bujanovcit para ndeshjes me Serbinë: I kam dhënë një porosi Berat Gjimshitit

Kryetari i komunës së Bujanovcit, Arbër Pajaziti i cili ndodhet në Tiranë për të ndjekur ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi, tregoi gjatë një lidhje me News24, se me një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti është takuar një javë më parë në zyrën e tij ku i shprehu mirënjohjen në emër të gjithë banorëve të zonës për emocionet që jep në lojë.

Gjimshiti
Gjimshiti

Gjatë intervistës me gazetarin Igli Çelmeta, Pajaziti tha se Gjimshitit i ka bërë një kërkesë për ndeshjen e sotme që mbahet në stadiumin “Air Albania”.

“Gjimshiti është vendas yni dhe e kemi mik. I kam dhënë një porosi që ta mundë Serbinë, ai më tha kismet. Kjo ditë erdhi dhe nga ky stadium do të dalin me 3 pikë. Kam parë shumë tifozë nga Bujanovci që vijnë në cdo ndeshje futbolli që zhvillohen në Tiranë”, tha kryetari i komunës së Bujanovcit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×