Parashikimi i motit për sot, 8 qershor 2025

Vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve. vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i papërfillshëm.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×