“35 mijë qytetarë në gjyqe për njohjen e viteve të punës para vitit ’93”, eksperti Hoxha: Ja problematika me premtimin e rritjes së pensionit

Ekspert pensionesh: 35 mijë qytetarë në gjyqe për njohjen e viteve të punës para 1993, rritja e pensionit minimal s’mjafton

Kujtim Hoxha, ekspert i çështjeve të pensioneve, bëri me dije në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 se aktualisht rreth 35 mijë qytetarë janë në procese gjyqësore për njohjen e viteve të punës para vitit 1993.

Ai shpjegoi se qytetarët që kanë mungesa në vitet e punës për periudhën para 1993 mund të plotësojnë disa dokumente që vërtetojnë se kanë qenë banorë në zonën ku kërkojnë njohjen e viteve. Këto dokumente përfshijnë dëshmi për penalitetin, që tregojnë se nuk kanë qenë të dënuar, si dhe për meshkujt që kanë kryer shërbimin ushtarak të detyruar.

Hoxha paralajmëroi se nëse qytetarët tërhiqen nga këto procese gjyqësore, ata mund të penalizohen, pasi mund t’u mohohet njohja e viteve të punës në moshën nga 14 deri në 18 vjeç, sipas ligjit të ri.

Në lidhje me pensionin minimal, Hoxha theksoi se qeveria ka premtuar rritjen e tij në 200 euro deri në vitin 2030. Megjithatë, ai vuri në dukje se kjo shifër nuk do të plotësojë nevojat e qytetarëve, pasi 200 eurot ishin pritshmëri për vitin 2025, dhe duke marrë parasysh inflacionin dhe zhvillimet ekonomike, në 2030 kjo shumë nuk do të jetë e mjaftueshme për të përmbushur interesat e pensionistëve.

“Ka 35 mijë qytetarë në gjykata që janë në gjyqe për njohjen e viteve të punës para vitit 1993. Qytetarët që kanë mungesa të viteve në punë të para vitit 1993 duke plotësuar disa dokumente që vërtetojnë se kanë qenë banorë në zonën ku kërkojnë vitet e punës, del dëshmia e penalitetit që vërteton se nuk kanë qenë të dënuar, njëkohësisht edhe për meshkujt që kanë kryer shërbimi ne detyruar ushtarak. Nëse këta qytetarë tërhiqen nga këto gjyqe mund të penalizohen pasi mund të mos u njihen vitet e punës nga mosha 14 deri 18 vjeç sipas ligjit të ri.

Qeveria ka premtuar rritjen në 200 euro në pensionin minimal deri në vitin 2030, por kjo nuk plotëson interesat e qytetarëve, sepse ajo shifër prej 200 eurosh pretendohej në vitin 2025, pra tani për pensionin, pasi në vitin 2030 kjo shifër duke marrë parasysh inflacionin dhe zhvillime të tjera nuk do të plotësojë interesin qytetar”, u shpreh ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×