“Një vend i shenjtë, një tempull për shqiptarinë”, Pëllumb Xhufi kritik ndaj shtetit: Frashëri ku lindën themeluesit e kombit është lënë në harresë

Një konferencë e rrallë shkencore për vëllezërit Frashëri e organizuar për herë të parë në tokën ku ata kanë lindur nga personalitetet e shkencës, rikthen në vëmendje problemet dhe shqetësimet e ngritura ndër vite, për atë zonë, e lënë krejtësisht në harresë.

Në programin e drekës në News24, historiani Pëllumb Xhufi tha se Frashëri i Frashërllinjve është një vend i shenjtë dhe një tempull për shqiptarinë. Ai tha se aty u krijua ideja kombëtare e shtetërore si dhe u hodhën bazat e themelimit të shtetit shqiptar.

“Kam parasysh profesorët e nderuar Aleks Budo, falë angazhimit dhe interesimit të cilit dhe Akademisë së Shkencave në atë kohë u ndërtua edhe ai muze që është, por na qan zemra kur e shohim që po vuan të mbijetojë sepse asnjë nga institucionet nuk kujtohet të vendosë dorë. Në një ditë të keqe siç ishte ajo e jona, njerëzit nuk u dekurajuan, kishim nga diaspora, kishin ardhur nga Kosova, deri para disa vitesh nga Kosova vinin me autobusë me nxënës, por mungesa e rrugës aty dekurajon”, tha Xhufi.

Pëllumb Xhufi, historian: Ne duhet t’i bëjmë një tribut atyre që kanë shkruar dhe punuar, kanë botuar monografi për Frashërin. Kam parasysh profesorët e nderuar Aleks Budo, falë angazhimit dhe interesimit të cilit dhe Akademisë së Shkencave në atë kohë u ndërtua edhe ai muze që është, por na qan zemra kur e shohim që po vuan të mbijetojë sepse asnjë nga institucionet nuk kujtohet të vendosë dorë. Ne nuk është hera e parë që shkojmë në Frashër, profesorët që jemi bashkë, Milo, Bundo që është nga ajo zonë e ka të përvitshme nuk shohim që e ecet përpara. Ai është një vend i shenjtë, një tempull për shqiptarinë, është vendi ku është krijuar ideja kombëtare e shtetërore, ku janë hedhur konceptet e para për ndërtimin e një Shqipërie demokratike nga Sami Frashëri. Në një ditë të keqe siç ishte ajo e jona, njerëzit nuk u dekurajuan, kishim nga diaspora, kishin ardhur nga Kosova, deri para disa vitesh nga Kosova vinin me autobusë me nxënës, por mungesa e rrugës aty dekurajon.

Ky aktivitet do të mbahet mend kam besim edhe më shumë se të tjerat që janë bërë më përpara, jo për seriozitetin që u përgatit aspekti shkencor i ngjarjes, por për vështirësitë plus që kishte dhe për kohën, ishte problemi ku do të mblidheshim. Por u zgjidhën të gjitha me zemër të mirë, me angazhimin e të gjithëve miqve, shokëve që kemi në Përmet.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×