Bayern e ka seriozisht për Leaon, gati 60 milionë euro + një lojtar

Rafael Leao mund të largohet nga Milani.  Këtë javë Bayern Munich do t’i bëjë një ofertë  kuqezinjve për Rafael Leao dhe në korridoret e zyrave të klubit bavarez flitet për 60 milionë euro plus një lojtar, midis Kingsley Coman dhe Kim Min-jae.

Si Coman, ashtu edhe Kim, vlerësohen në maksimum nga Massimiliano Allegri, i cili u emëra si trajner i Milanit vetëm pak ditë më parë.

Oferta zyrtare e klubit gjerman për sulmuesin portugez nuk është dërguar ende, por, përveç ndonjë surprize, propozimi duhet të mbërrijë në Via Aldo Rossi këtë javë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×