“Trump ka aset votuesin, Musk bazohet tek algoritmet”, Avenir Peka në Log: Bisnesmeni shkarkoi 80% të stafit kur bleu Twitter, gaboi kur e bëri njësoj me DOGE në administratën publike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avenir Peka, i ftuar në emisionin Log. në News24, me temën “Çfarë po ndodh mes Trump dhe Musk?”, u shpreh se janë dy figura të ndryshme, Trump ka aset votuesin, ndërsa biznesmeni bazohet tek algoritmet.

Sipas Pekës, Musk e llogariti administratën publike ashtu siç bëri me Twitter, teksa shkarkoi brenda ditës kur e bleu 80% të stafit, gjë që nuk mund të funksionojë njësoj si shteti dhe si privati.

Avenir Peka: Besoj se ka qenë periudha e mjaftueshme për të ndodhur përplasja. Ka qenë e pamundur të mos ndodhte kjo përplasje për shkak të karakterit të tyre. Por e shoh në dy këndvështrime të tjera: kemi një president që duhet të bëjë kompromise, që asetin kryesor e ka votuesin, nga ana tjetër kemi një biznesmen të teknologjisë që dheh në të ardhmen një shtet teknologjik jo i bazuar te votuesi por tek algoritmet.

Elementi i dytë është pozicioni që ata kanë, ai i presidentit duhet të bëjë kompromise të mëdhaja, ndërsa ai i Elon Musk është i tillë, që bleu Twitter dhe brenda ditës shkarkoi 80% të stafit. Kjo ishte qasja që ai pati edhe me DOGE, pra të bënte me administratën publike atë që bëri me atë private. Nuk funksionon kështu, janë dy gjëra të ndryshme.

Elementi i tretë është ai i karaktereve të tyre. Të dy janë njerëz të pushtetshëm, njerëzit më të fuqishëm në botë, punojnë që të ngelen në histori, njeri politikan që ka ambicie aktuale dhe tjetri që ka ambicie futuristike.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×