Përplasja e fortë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, për ekspertin e financave, Arben Malaj, pritet të ketë ndikim edhe jashtë Amerikës.
I ftuar në emisionin “Log.”, Malaj tha se të dy palët ishin përballë një risku potencial ndaj konflikti mes tyre nuk ka ardhur në mënyrë spontane.
“Për shkak të bashkimit të tij me politikën, Musk filloi të kishte probleme me bizneset e tij, por ato s’janë pronë e tij, sepse janë në bursë. Pas tij janë investitorët më të mëdhenj amerikanë dhe ata filluan t’i bëjnë presion që ne s’paguajmë kostot tona për ambiciet tuaja”, tha eksperti i ekonomisë Arben Malaj.
Duke arsyetuar më tej se cilët ishin shkaqet që sollën në shkatërrimin e miqësisë dhe partneritetit mes Trump e Musk, Malaj tha se presidenti Trump po ndien që ka një kosto për zgjedhjet në mes të mandatit që i bie të jenë në nëntor 2026.
Edhe ligji që miratoi Trump binte në kundërshtim të plotë në konceptin që kishte Musk por që ishte futurist edhe në shifra, një gabim që s’i lejohej.
Ai premtoi se do të arrinte të reduktonte 2 trilionë dollarë ku 65% e tyre janë shpenzime të detyrueshme nuk i shkurton dot pa kongresin e senatin. Ai kishte mundësi vetëm në pjesën tjetër. 2 trilionë në 7 mld dollarë, nga të cilat 5 janë te bllokuara. Kjo do të thotë që ai të shkurtonte 100% programe që në thelb janë arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale pra ishte e pamundur”, tha ndër të tjera eksperti i financave Arben Malaj.
Arben Malaj: Është një debat që është brenda SHBA por nuk afekton vetëm Amerikën. Të dy palët ishin përballë një risku potencial ndaj nuk ka ardhur në mënyrë spontane. Sepse për shkak të bashkimit të tij me politikën, Musk filloi të kishte probleme me bizneset e tij, por ato s’janë pronë e tij sepse janë në bursë.
Pas tij janë investitorët më të mëdhenj amerikanë dhe ata filluan ti bëjnë presion që ne s’paguajmë kostot tona për ambiciet tuaja.
Presidenti Trump po ndien që ka një kosto për zgjedhjet në mes të mandatit që i bie të jenë në nëntor 2026.
Edhe ligji që miratoi Trump binte në kundërshtim të plotë në konceptin që kishte Musk por që ishte futurist edhe në shifra, një gabim që s’i lejohej.
Ai premtoi se do të arrinte të reduktonte 2 trilionë dollarë ku 65% e tyre janë shpenzime të detyrueshme nuk i shkurton dot pa kongresin e senatin. Ai kishte mundësi vetëm në pjesën tjetër. 2 trilionë në 7 mld dollarë, nga të cilat 5 janë te bllokuara.
Kjo do të thotë që ai të shkurtonte 100% programe që në thelb janë arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale pra ishte e pamundur.
Ajo që ndodh tani me Trump e Musk, s’mund të kesh rezultate të larta në kohë të shkurtër dhe në mënyrë të qëndrueshme. Nuk përputhje cikli i asaj që donte të bënte Musk me ciklin e Trump si politikan.
()