Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë u zhvillua masa e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e mbikëqyrjes Policore si dhe për autorin, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 kilogramë heroinë.
Gjykata në përfundim të seancës vendosi vleftësim si të paligjshëm të arrestimit të policëve si dhe pezullim nga detyra për:
1.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjës Turni ne PKK Kapshticë
2.Inspektor Franc Bylyku me detyrë N/specialist kontrollor ne PKK Kapshticë
3.Inspektor Lirim Hymetllari me detyrë Trupe sherbimi ne PKK Kapshticë
4.Inspektor Denion Myteberi me detyrë Trupe sherbimi kontroll vija e dytë ne PKK Kapshticë
Ndërsa për drejtuesin e mjetit gjykata vendosi masën arrest me burg. Seanca zgjati 4 orë e 20 minuta.
Njoftim i Policisë :
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 10.06.2025 ora 10:00 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve VB, Y.D, L.H, D.M, F.B ku gjykata në përfundim vendosi:
1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj shtetasit V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 i Kodit Penal.
2- Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit Y.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3-Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit L.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
4-Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit D.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
5-Mos vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj shtetasit F.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
()