“Fliste me sy dhe fjali të shkurtra”, drejtori i kabinetit në presidencën e Nishanit: Nuk donte që t’i thërrisje President!

Lame

Drejtori i kabinetit në presidencën e ish-presidentit Bujar Nishani, këtë të premte në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ tregoi se ditët e fundit të ish-presidentit ishin më të vështira.

Ndërsa luftonte me sëmundjen, gjendja e presidentit tha ai u përkeqësua, ku edhe më pas fatkeqësisht humbi jetën në një spital në Gjermani.

Gjatë bisedës me gazetaren Marsela Karapanço, Ols Lafe tha se Nishani ishte një president që fliste me sy , me fjali të shkurtra dhe se dallonte për korrektësinë.

“Ishte një kohë e gjatë që gjendja shëndetësore nuk e lejonte të komunikonte, sigurisht ditët e fundit ishin më të vështira. Nuk është e lehtë të flasësh sot. Mund të them që momenti kur jam ftuar për të punuar me presidentin Nishani, pika e parë që më tha ishte se çdo gjë që ka të bëjë me familjen është e para në listë dhe për profesionin më tha që duhet të jesh i lirshëm dhe fleksibël. Në pikën e tretë vinte puna, besoj që të njëjtin parim kishte me të gjithë. Fliste me sy, komunikimet ishin me tone të qeta, fjalitë ishin të shkurtra, fryma  e korrektësisë mbizotëronte…Nuk donte që t’i thërrisje President, por Bujar…këto raporte njerëzore janë shumë të vështira për tu harruar”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×