Në një skuadër me Gjimshitin, Juric “voton” për Asllanin

Me Inzaghi-n ishte e qartë që për Asllanin nuk kishte vend tek Inter, por situata mund të ndryshojë me Chivu-n në stol, Asllani mund të luajë edhe një herë shanset e tij për të pasur një rol si protagonist te zikaltërit, fundja është nën kontratë deri në 2028. Në Itali, mediat e shohin ndryshe situatë e mesfushorit kuqezi, e ardhmja e tij mbetet larg Milanos.

Asllani ka disa admirues në Serie A dhe jo vetëm, ku së fundmi në skenë për të siguruar shërbimet e tij ka dalë edhe ekipi i Atalantës. Ivan Juric, trajneri i ri i bergamaskëve e pëlqen shumë Asllanin, është i gatshëm të vendos bast për të duke i besuar çelësat e mesfushës.

Asllani
Asllani

Inter nuk pritet të bëhet pengesë në këtë rast, është gati të lë të lirë Asllanin, por jo pa marrë atë që kërkon, 25 milionë euro nga shitja e kartonit. Sigurisht kjo nuk është një shumë e vogël për një mesfushor që nuk ka bindur thuajse asnjë herë në tre vitet e fundit në Milano, nuk shkëlqeu as në sezonin që sapo u mbyll ku nuk i shfrytëzojë si duhet hapësirat e lëna nga Calhanoglu. Asllani zhvilloi 32 ndeshje në total ku shënoi edhe 3 gola.

Nëse ky operacionin do të kryhej, në Bergamo, Asllani do të gjente kapitenin e tij në përfaqësuese, Berat Gjimshiti.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×