“”Junta” e kokainës po kryen komplot”, presidenti kolumbian akuzon mafien shqiptare për atentatin ndaj rivalit të tij, Miguel Uribe. Del në skenë edhe emri i Dritan Gjikës

“Është hipotezë, por me prova shumë të forta që kanë arritur te udhëheqësit më të lartë të opozitës por edhe te ne, është se autori i sulmit është mafia ndërkombëtare”. Kështu u shpreh presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro lidhur me atentatin ndaj kandidatit të opozitës dhe rivalit të tij politik, Miguel Uribe.

“Vrasësit kërkojnë të eliminojnë njëri-tjetrin, të dobësojnë shtetin dhe të forcojnë kontrollin mbi ekonominë e paligjshme. Brenda juntës së trafikimit të drogës me bazë në Dubai dhe Kolumbi janë njerëzit të cilët unë ia zbulova vendit me emra”.

Muajt e vundit, presidenit kolumbian ka denoncuar një komplot për ta vrarë atë, duke folur për aktorë të panjohur. “Junta e re e trafikut të drogës”, ka qenë përgjigjja e tij.

Sipas fjalëve të presidentit kolumbian, është një rrjet kriminal që drejton bizneset kryesore të paligjshme të kokainës në Amerikën Latine nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Pa konfirmim zyrtar të ekzistencës së tyre, presidenti ka këmbëngulur se ata janë shefat që kontrollojnë krimin në Kolumbi nën urdhrat e Julio Lozano Pirateque, i njohur ndryshe si Patricia, një tregtar zmeraldi që banon në vendin arab dhe ka qenë rival i Victor Carranza.

“Junta” ishte në qendër të fjalimit të presidencial më 2 qershor, në të cilin Petro u rishfaq pasi për 48 orë me radhë kishte qendruar në heshtje. Në rrjetin social X ai ka thënë se ishte fshehur për të mbrojtur jetën e tij, përballë asaj që e quajti si strukturë shumëkombëshe të përbërë nga spanjollë, shqiptarë, meksikanë, italianë, kolumbianë dhe një paraguaian, me lidhje në politkë, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Policinë në Kolumbi, shkruan El Pais.

Ai ka thënë gjithashtu se kjo strukturë kriminale ka tentakula edhe në vende të tjera.

“Më shumë se 185 kandidatë zgjedhorë u vranë në Meksikë dhe Ekuador, përfshirë një kandidat presidencial. Ne po përballemi me një ofensivë për të marrë kontrollin e shtetit në pjesën më të madhe të Amerikës Latine nga mafia”, shkroi ai të martën.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 4 shkurt, Petro pohoi se ka pasur katër atentate kundër tij që kur u bë president më 7 gusht 2022. Ai foli për blerjen e raketave për të rrëzuar aeroplanin e tij, një plan për të hedhur në erë një kamion të ngarkuar me dinamit dhe instalimin e snajperëve pranë Casa de Nariño, pallatit presidencial në Bogotá. Gjithashtu akuzoi “juntën” se qëndron pas vrasjes së prokurorit paraguaian Marcelo Pecci në Cartagena de Indias në vitin 2022, dhe vrasjeve të ngjashme në Bogotá të dy minatorëve të smeraldeve, Juan Sebastián Aguilar, Pedro Pechuga dhe Hernando Sánchez.

Një burim pranë qeverisë shpjegon se ky informacion sugjeron se junta përfshin trafikantë droge të nivelit të lartë, siç është uruguaiani Sebastián Marset, një i arratisur nga drejtësia dhe i akuzuar për konsolidimin e Kartelit të Parë Uruguaian (PCU), një organizatë transnacionale me ndikim në atë vend, Paraguai, Bolivi dhe Brazil. Sipas medias së specializuar Insight Crime, Marset përfaqëson një brez të ri trafikantësh droge nga Amerika e Jugut që veprojnë me metoda të sofistikuara dhe rrjete transkontinentale dhe besohet se qëndron pas vrasjes së prokurorit Marcelo Pecci. Në vitin 2021, ai u arrestua në Dubai për pasaportë të falsifikuar, por u lirua më vonë.

Del edhe emri i Dritan Gjikës
E përditshmja franceze El Pais shkruan gjithashtu se informacioni që i ka mbërritur presidentit kolumbian përfshin edhe Dritan Gjikën, një shqiptar i cili konsolidoi një rrjet trafikimi kokaine nga Ekuadori dhe u kap më 25 maj në Abu Dhabi. Vendi fqinj ka kërkuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar. Ai konsiderohet si një nga arkitektët kryesorë të zgjerimit të mafias shqiptare në Amerikën Latine dhe kyç në shndërrimin e portit të Guayaquil në pjesë të rrugës së eksportit të kokainës në Evropë, në një operacion që përfshinte partnerë kolumbianë, ekuadorianë dhe evropianë.

Një tjetër emër që është përmendur nga zyra presidenciale kur përmendet bordi i ri është Alejandro Salgado Vega, i njohur si El Tigre. Ai është trafikanti më i kërkuar i drogës në Spanjë, i cili thuhet se fshihet në Dubai. Sipas Zyrës së Prokurorit Spanjoll të Antidrogës, ai është pjesë e një rrjeti që trafikoi sasi të mëdha kokaine të fshehura në ananas midis viteve 2020 dhe 2021.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×