VKM/ Shqipëria i bashkohet marrëveshjes me 9 vende të rajonit, koordinim në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror

Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen me vendet e Ballkanit, përkatësisht me Bosnjë Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë, Hungarinë, Maqedoninë e Veriut,Slloveninë dhe Sllovakinë, për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër, më 22.2.2023.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, QEVERISË SË HUNGARISË, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, QEVERISË SË MALIT TË ZI, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PËR BASHKËPUNIMIN DHE KOORDINIMIN NË FUSHËN E KËRKIMIT DHE SHPËTIMIT AJROR, NËNSHKRUAR NË OHËR, MË 22.2.2023”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18 të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër, më 22.2.2023”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, QEVERISË SË HUNGARISË, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, QEVERISË SË MALIT TË ZI, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PËR BASHKËPUNIMIN DHE KOORDINIMIN NË FUSHËN E KËRKIMIT DHE SHPËTIMIT AJROR, NËNSHKRUAR NË OHËR, MË 22.2.2023

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër, më 22.2.2023, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
ELISA SPIROPALI


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×