“Meritonim më shumë”, lojtari i Letonisë analizon ndeshjen me Shqipërinë: Në pjesën e dytë humbëm besimin!

Mesfushori i Letonisë, Renars Varslavans, analizoi barazimin 1-1 me Shqipërinë.

“Kam një sërë ndjesish për rezultatin. Pas pjesës së parë që kemi bërë, meritonim dicka më shumë aty. Në pjesën e dytë u kthyem shumë mbrapa në mbrojtje, po mendonim të mbronim rezultatin.

Ndoshta nga lodhja ose ndoshta nga mungesa e besimit. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, folëm sesi mund ta fitonim ndeshjen dhe meritonim dicka më shumë. Pas pjesës së dytë, po, ishte rezultat i drejtë.

Shqipëria po kontrollonte topin, por nuk kishte asnjë shans 100% të pastër, prandaj ishte rezultat i drejtë”, tha mesfushori letonez.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×