Favorit per “Topin e Artë”, Dembele: Kjo është fitore e madhe

Osman Dembele zhvilloi një sezon fantastik te PSG. Ylli francez ndihmoi ekipin që të arrijë suksese të mëdha, duke kontribuar jo pak për fitimin e kampionatit apo Champions League.

Në një intervistë për L’equipe, Dembele shprehet se fakti që rënditet si një nga favoritët për të fituar “Topin e Artë” është një fitore e madhe për të.
Ai realizoi 33 gola dhe dhuroi 15 asiste në 49 paraqitje në të gjitha garat, shifra këto me të vërtetë mbresëlënëse për futbollistin.

Statistikat flasin vetë, por jo vetëm kaq, pasi efekti i tij në fushën e lojës ka qenë i madh.

Për lojtarin ky është viti i dytë te PSG, pasi kaloi shumë vite te Barcelona.
Sa i takon favoriteve për Topin e Artë, i dyti në renditjen e favoritëve të këtij viti është Lamine Yamal i Barcelonës. Kujtojmë se fituesi në fuqi i trofeut individual është Rodri, i cili e fitoi atë vitin e kaluar në një garë të ashpër me Vinicius.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×