
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqipëri. Konkretisht ai rezulton i dënuar nga të treja shkallët e gjyqësorit me 2 vjet burg për “shkatërrim prone me zjarr”, por ndërkohë dënimin nuk e ka shlyer.
Sipas burimeve, ai ka qëndruar në paraburgim prej datës 25.04.2023 deri në 12.07.2023, ndërsa më pas i është ndryshuar masa e sigurimit nga “Arrest në burg” në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”.
Bashkëpunëtor i Cipit në ngjarjen e ndodhur në 2023 Shqipëri rezulton Romeo Basholli, ndërsa në tentativën e vrasjes së kryer në 2024 në Selanik e më pas në kapjen e sasive të drogës e armëve në 2025 rezulton Enea Basholli dhe Kleo Topa.
and then