Paraqitje positive e dy skuadrave braziliane në provat e para në finalet e Botërit për Klube që poz zhvillohet në SHBA. Palmeiras arriti të barazojë pa gola 0-0 ndaj “dragonjve” të Portos, ndërsa Botafogo mundi 2-1 skuadrën amerikane të Seatle.
Një ndeshje me nivel të lartë spektakli dhe shumë talente të rinj në fushë (si Rodrigo Mora dhe Estevão),sfida mes Palmerias dhe Porots përfundon pa golam njësoj si Inter Miami me Al-Ahly – asnjë gol në Grupin A deri tani. Porto fillon fuqishëm dhe rrezikon me Joao Mario, por Weverton shpëton. Loja bie për shkak të skemave të ngjashme taktike (të dyja ekipet me skemën 3-4-2-1), por ringjallet në fund: Omorodion dhe Estevão testojnë portierët. Rasti më i madh i takon Richard Rios të Palmeiras, por Claudio Ramos bën një pritje të dyfishtë të jashtëzakonshme dhe më pas topi largohet nga vija fatale. Në pjesën e dytë, të dy ekipet kërkojnë fitoren, por portierët janë në formë super: Ramos ndal Murilon dhe Lopezin, ndërsa Weverton shpëton ndaj Fabio Vieirës. Pavarësisht përpjekjeve ndeshja mbyllet 0-0, me të dyja skuadrat që ndajnë pikët.
Në grupin e PSG-së (që mposhti 4-0 Atletico Madridin), Botafogo bashkohet në krye me një fitore 2-1 ndaj Seattle Sounders. Ndonëse ndeshja luhej në shtëpinë e amerikanëve, brazilianët dominuan në ritëm dhe intensitet. Goli i parë vjen nga Jair Cunha në minutën e 28-të pas një goditjeje standarde, ndërsa në të 44-tën është sulmuesi Igor Jesus që shënon me kokë për 2-0. Të dy golashënuesit dhe zëvendësuesi Cuiabano pritet të transferohen te Nottingham Forest në verë.
Në pjesën e dytë, Botafogo bie në aspektin fizik dhe futbollistët e rinj të Sounders rikthehen në lojë falë golit shënon Roldan në minutën e 75-të, me një devijim të pafat nga Igor Jesus. Fundi është dramatik: Seattle shtyn për barazimin, ndërsa Botafogo mbrohet me forcë dhe rrezikon edhe golin e tretë me Cuiabano. Përfundon 2-1 dhe Botafogo ngjitet në krye me PSG, të cilën do ta përballet në ndeshjen e radhës.