Dobësim me “ilaçet magjike”, Nikola Ndoni: Kujdes nga Ozampik! Ja pasojat e tmerrshme që sjell në organizëm

Një nga diskutimet më të mëdha të kohëve të fundit në fushën e dobësimit, është përdorimi i Ozempikut dhe pasojat që ai sjell në trupin e njeriut.

Për këtë temë, pra dobësimi nga “medikamentet magjike” ka folur sot në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24, këshilluesi i mjekësisë holistike, Nikola Ndoni.

Ai ka paralajmëruar për pasojat e medikamenteve të tilla, duke u shprehur se qytetarët duhet të qendrojnë larg “ilaçeve magjike” që japin zgjidhje të shpejta.

“Duhet pasur shumë kujdes nga zgjidhjet e thjeshta për të zgjidhur problemet shëndetësore sepse kjo vjen me pasoja. Pesha është pasojë, është një tregues që nuk ka nevojë të bëni analiza, nëse jeni nën ose mbi peshë keni probleme shëndetësore.

Medikamente të tilla janë të pa licencuara, hyjnë kontrabandë dhe shiten si ilaçe magjike. Bëhet fjalë për Ozempik psh, hormone prosintetike.
Pra është një hormon që e marrim nga jashtë si insulina që imiton Glukoganin, një hormon që prodhohet nga pankreasi që sinjalizon mëlçinë që të lëshojë glukozën nga forma e ruajtjes së saj në trup.

Me këto ilaçe bihet nga pesha në mënyrë të menjëhershme, por kjo ka edhe shumë pasoja. Ato ngadalësojnë tretjen e për pasojë edhe urinë. Çojnë sinjale në tru që u ngopën, dhe ky është trick-u tjetër që thonë nuk kemi uri. Ky është një problem. Të ul dëshirën për të ngrënë e më shumë për ëmbëlsira.

Deri tani duket se gjërat janë perfektë, por njerëzit imediate kanë kapsllëk, marrje mendsh dhe rënie të sheqerit.
Personat që i përdorin, marrin shumë më pak ushqim dhe karbohidrate. Studimet e fundit tregojnë dyfishim të rrezikut nga depresioni.

108% ankthi dhe 106% mendimet për vetëvrasje. Pra problemet mentale, një problem shumë i madh i shoqërisë së sotme dyfishohen.
Humbin peshë, por nga 10 kilogram peshë që humbet, 4 kilogramë janë muskuj dhe kocka.

Mendo pak mbi 40-vjeçarët që nuk kanë mundësi ta plotësojnë këtë masë muskulare.
Më e keqja është se në momentin e ndalimit të Ozempikut dëshira për të ngrënë shtohet edhe më shumë se nisja e marrjes, dhe kilogramët merren sërish, por se tashmë nuk marrim më muskuj, por vetëm dhjamë”, tha ai.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×