EMRI/ I dënuar nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikim lëndësh narkotike.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, pas një pune të mirëkoordinuar me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën.

I arrestuari është Bledar Bedini, i njohur edhe me emrin Bledar Imami, 54 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Milanos me 7 vite burg për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike” në kuadër të një organizate kriminale. Ai u ndalua në bulevardin “Bajram Curri”, në kryeqytet, dhe aktualisht po ndiqet procedura për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The Ëanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i dënuar në Milano, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni i Kërkimit, gjatë kësaj faze të operacionit “The Ëanted”, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç.

Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×