“Mbaroi Bujari”/ Erion Alibej për vrasjen e vëllait të Talo Çelës: Tek kafja në fillim kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës, pastaj Nuredini. Makinën e dogjëm në…

Detaje të reja nga dëshmia e Erion Alibej në lidhje me dosjen e “Plumbit të Artë” në Gjykatën Posaçme.

Ai ka rrëfyer se në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, të cilën e konsideron një shënjestër të lehtë, kishte diskutuar me Nuredin Dumanin.

“Çunat e Fushë-Krujës Enver Diva dhe Besmir Xhixha sollën një makinë EClass për punë, ndërsa vetë erdhën me një Renault” të bardhë. Për lokalin ku u krye ekzekutimi kishim informacione shumë kohë më parë”, tha ai.

Alibej ka dhënë detaje të tjera nga krimi , ku ka sqaruar se “shënjestra” fillimisht është pritur prej tyre tek shtëpia. Më pas autorët janë detyruar të largohen pasi i ka pikasur një fqinj i Bujarit.

“Tek kafja në fillim kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës, më pas ka qëlluar dhe Nuredini. Pasi ka ndodhur, Nuredini më ka njoftuar “mbaroi Bujari”. Makina “Renault” është djegur 8 km më larg. Ndërsa çunat kanë ikur në Fushë Krujë”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×