Alex Soros, djali i filatropit dhe investitorit George Soros u martua të shtunën me Huma Abedin, strategia politike dhe një nga ndihmëset e afërta të Hillary Clinton. Ceremonia martesore u zhvillua te shtëpia e çiftit në Water Mill, New York.
Dasmës iu bashkuan mjaft të ftuar VIP si politikë, bota e biznesit, medias dhe showbizit. Bill e Hillary Clinton, Kamala Harris e financieri i njohur britanik James Rothschild ishin të pranishëm gjatë ceremonisë. Pamjet dhe dasmës përrallore u publikuan nga revista Vogue.
Vogue ka veçuar edhe një foto të kryeministrit Edi Rama me dhëndrin Alex Soros. Kreu i qeverisë shqiptare ishte ndër të ftuarit VIP të Soros.
Revista shkruan gjithashtu se Rama ka ngritur edhe një dolli për çiftin, duke shtuar se nuk kanë munguar as batutat dhe momentet gazmore me protagonist kryeministrin shqiptar. “Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes… ajo përfshinte një thënie rreth preferencës për vejushat e divorcuara. Duhej të ishe aty për ta kuptuar!”, shkruan Vogue.
Abedin dhe Soros kishin planifikuar fillimisht të martoheshin fshehurazi, por plani ndryshoi gjatë një feste fejese të organizuar bashkë nga ish-Zonja e Parë dhe Sekretare e Shtetit dhe shefja e hershme e Abedin, Hillary Clinton, për të cilën ajo filloi të punonte si praktikante në moshën 19-vjeçare, ndërsa studionte në Universitetin George Washington.
Alex Soros, 39 vjeç, është bërë një figurë gjithnjë e më e rëndësishme në botën e donatorëve progresistë. Ai ka një doktoratë në histori dhe ka marrë në dorë financimet që më parë i menaxhonte babai i tij, George Soros, tani 94 vjeç. Alex e ka quajtur veten “më politik” se babai dhe është mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Çifti shpalli fejesën në korrik të vitit të kaluar.
()