Valë transferimesh në sulm tek Napoli, Nunez kandidati kryesor nëse largohet Osimhen

Një valë transferimesh në sulm për Napoli pritet të bëhet realitet në merkaton verore. Kampionët e Italisë pas konfirmimit të Antonio Contes në krye të ekipit edhe për sezonin e ardhshë krye të ekipit edhe për sezonin e ardhshëm, por mendon tashmë të forcojë skuadrën, jo vetë në drejtim të ruajtjes së titullit kampion, por edhe për një përfaqësim sa më të denjë në Champions League, aty ku napoletanët rikthehen pas 1 viti mungesë.

Napoli po përgatitet për lëvizje të mëdha në sulm. E gjithë situata varet nga largimi i Victor Osimhen, i cili pas një sezoni në Galatasaray, refuzoi transferimin te Al-Hilal dhe tani Galatasaray po tenton ta mbajë. Juventus është gjithashtu në garë për sulmuesin, por kërkesa e Napolit prej 75 milionë eurosh është e lartë.

Nëse Osimhen largohet, Napoli do të kërkojë një zëvendësues për Lukakun. Kandidati më i mundshëm për momentin është Darwin Nuñez, me një çmim që varion rreth 40-45 milionë euro, që është brenda buxhetit të klubit. Gjithashtu po kërkohet edhe një sulmues krahu pas largimit të Kvaratskhelias, me Jadon Sancho që pas huazimit tek Chelsea nga Manchester United është një opsion konkret, por pagat e tij të larta janë një pengesë për momentin sikundër raportojnë mediat italiane.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×