I ftuar në emisionin ‘Log.’ në News24, Bajram Yzeiraj, ish-drejtues i forcave të policisë gjatë protestës në sheshin ‘Skënderbej’ për rrëzimin e shtatores së diktatorit Hoxha, ka përmendur ndër të tjera detaje nga zhvillimet e asaj kohe që shenjuan me rënien e shtatores dhe fundin e një regjimi diktatorial mbi 50-vjeçar.
Yzeiraj tha se megjithëse ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Hekuran Isai deklaroi në atë kohë se pati urdhër për të qëlluar mbi protestuesit, kjo nuk është e vërtetë.
Bajram Yzeiraj: Këtu ka një përzierje të ngjarjeve. Nuk u dha urdhër për të qëlluar ndaj turmës në protestat e 20 shkurtit 1991. Ai mbrojti veten duke thënë se e mora urdhrin nga presidenti dhe u përdorën fishekë manovër. Por nuk është e vërtetë. Ne donim të shmangnim gjakëderdhjen.
Monumenti ruhej me 3 turne ishin 2 punonjës të policisë por kjo sdo të thotë të sakrifikonim njerëzit për shtatoren. Të gjitha veprimet janë të komanduara.
Kur u ngritën studentët kuptova që nuk mund të ruhej shtatorja.
()