E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetarja e Gruas së PD në Devoll

Një humbje e parakohshme ka prekur Partinë Demokratike dhe komunitetin e Devollit. Ardita Kapo, kryetarja e grave të PD-së në këtë bashki, është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare, pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme me një sëmundje të rëndë.

Ardita la pas dy vajzat e saj të mitura, ndërsa lajmin e hidhur e bëri publik deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati. Me një mesazh emocional, ai e përshkroi Arditën si një grua të jashtëzakonshme, një luftëtare të fortë dhe një zë të rëndësishëm për gratë brenda Partisë Demokratike.

“Humbëm Arditën… Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë. Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën,” shkruan Nallbati, duke shtuar se ajo ishte “zëri i grave” dhe një lidere që i shërbeu me përkushtim njerëzve.

Ardita Kapo do të kujtohet për angazhimin e saj politik, forcën shpirtërore dhe dashurinë për familjen e saj. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe, Ardita.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×