Në qytetin e Kuçovës, dy familjet Liko dhe Agalliu prej 30 vitesh janë në konflikt për një mur që është kthyer në “mollë sherri” për të dyja palët.
Liko i cili është ankuar pranë redaksisë së “Tak Fak”, pretendon se ai ka ndërtuar shtëpinë me leje ndërtimi me të gjitha rregullat.
“Pas lejes se ndërtimit, sipas rregullit që ka qënë atëherë vinte bashkia piketonte sipas këtij piketimi nga objekti, duhet të jetë 5 metra. Muri tani më ka zënë derën duke më bllokuar kullimin e ujrave, çka ka sjellë dhe çarjen e shtëpisë të katit të parë.
Ky mur më pengon edhe të lyej apo të hap kanal të ujrave të zeza, pasi nuk ka nga hyn skrepi”, thotë Shefqeti për gazetaren e “Tak Fak” Anxhela Gjiriti, duke theksuar se muri është ndërtuar pas vitit 2000.
Shefqeti thotë se megjithëse ka investuar, kati i parë i banesës ka dalë jashtë funksionit pasi ka lagështi.
Gazetarja e “Tak Fak” Anxhela Gjiriti, intervistoi dhe palën tjetër të përfshirë në konflikt, familjen Agalliu i cili pretendon se muri është gjetur prej tyre dhe daton para vitit 2000. Ata fajësojnë njëri-tjetrin për situatën, pa i dhënë zgjidhje konfliktit.
“Prona 717 tregon murin në fjalë, është shtëpia ime, cfarë pune ke ti me murin tim”, thotë zonja Agalliu, duke vazhduar konfliktin me Shefqetin, të cilit i kërkon të largohet nga prona e tij.
“Kam 4 vjet që merrem me këtë problem po nuk po gjej dot zgjidhje.Kërkoj që të prishet muri dhe të bëj kanalizimet, gjithashtu ta kem mirë dhe me komshiun”, thotë Shefqeti.
()