Gazetarja Ilda Mara, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar mbi perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke krahasuar qëndrimin e vendit dhe të Ballkanit Perëndimor me sindromën e “maces së Schrödingerit”.
“Jemi në Evropë si kulturë dhe mentalitet, por në të njëjtën kohë nuk jemi – kur bëhet fjalë për përmbushjen e detyrimeve që BE kërkon,” tha Mara. Sipas saj, shqiptarët e kanë ndjerë gjithmonë veten si pjesë e Evropës, por institucionet dhe klasa politike shpesh e pengojnë përparimin.
Ajo theksoi gjithashtu se rajoni, përfshirë Shqipërinë, nuk ka pasur gjithmonë fatin të jetë në momentin e duhur politikisht, krahasuar me vende të tjera që kanë përfituar nga kontekste të favorshme gjeopolitike për t’u anëtarësuar.
“Ka edhe periudha kur politika e brendshme mbështet reformat dhe periudha të tjera kur i bën më të vështira” përfundoi ajo.