Nuk pagoi paratë e hotelit ku qëndroi në Palasë, shpallet në kërkim! Procedohet 40-vjeçari, u denoncua nga një vajzë për ngacmim

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin E.H. nga Tirana, i cili është larguar pa paguar 450 euro nga një hotel në fshatin Palasë ku kishte qëndruar tre ditë.

Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një banor i Dhërmiut për dëmtime prone.

Në Sarandë, një 40-vjeçar nga Ksamil është hetuar për ngacmim seksual, pas denoncimit të një 24-vjeçareje.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori dhe:

  • shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. M., se ky shtetas ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotelin në pronësi të tij, në fshatin Palasë, dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro.
  • nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin M. B., banues në Dhërmi, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja T. H., se ky shtetas i ka prishur murin rrethues në pronën e saj, në fshatin Dhërmi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. A., 40 vjeç, banues në Ksamil, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×