Analisti Neritan Alibali, duke iu referuar pretendimeve të opozitës se në Shqipëri nuk realizohen dot zgjedhjet demokratike, e cilësoi këtë një problem që do të ndikojë tek elektorati që mbështet të djathtën.
I ftuar në “Log.”, Alibali tha se nëse PD nuk i vërteton dyshimet e saj për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, me prova e fakte të shoqëruara dhe me një vendim të formës së prerë nga gjykata, zgjedhjet do të njihen si nga institucionet në Shqipëri si Kolegji Zgjedhor, ashtu dhe institucionet ndërkombëtare.
“Pra detyra juaj sot për sot kalon përtej Berishës. PD sot e zgjedh vetë liderin e vet. Kemi disa alternativa që dështuan. Sa më paqartësisht do të trajtoni ju reformatimin e PD aq më shumë do tju largohet elektorati. A mund të na jepni ju një shpresë këtij populli opozitar që në 2027 të votojë”, tha analisti Neritan Alibali.
Neritan Alibali: Luciano tha se nuk realizojmë dot zgjedhje demokratike në Shqipëri. Kjo e kthen problemin nga aktual e con në të ardhmen, cka do të thotë se ky popull opozitar nuk mund të ketë shpresë cfarëdo lloj zgjedhje të jetë, si ai i 2027 apo 2030.
U tha këtu janë pretendime apo argumentime. Dyshim i arsyeshëm nëse nuk vërtetohet me fakte e prova dhe pastaj me një vendim të formës së prerë të një gjykate, nuk është as fakt as ngjarje e vërtetë. Në këtë aspekt, për të parën herë pas 20 e kusur vitesh, PD ka marrë një proces duke pasur një instrument shumë të rëndësishëm, raportin paraprak të OSBE-ODHIHR.
Nëse ju nuk vërtetoni me fakte e prova që këto zgjedhje, atëherë zgjedhjet do të njihen si këtu nga kolegji zgjedhor dhe institucionet ndërkombëtare që për hir të së vërtetës, pavarësisht raportit, në fund thonë se zgjedhjet ishin konkurruese.
()