PS nisi sot Akademinë Politike/ Cili do të ishte leksioni që do t’u jepte deputetëve të rinj socialistë? Ja si përgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një deklaratë për shtyp ku foli në lidhje me zgjedhjet dhe rezultatin e tyre.

Gazetari Osman Stafa, e pyeti kryedemokratin se cila do të ishte tema për të cilën do të zgjidhte të mbante një leksion para deputetëve të rinj të PS, referuar Akademisë Politike të PS që nka nisur sot punimet.

Berisha u shpreh se për deputetët e PS kishte vetëm një fjalë: Lini mandatet sepse nuk përfaqësoni popullin.

“Me deputetët e partisë së krimit kisha vetëm një fjalë: nuk përfaqësoni popullin por kartelet e drogës. Nuk keni vend në Kuvend, dorëzoni mandatet! Të gjitha votat në fletët pa firma i merrte vetëm një persona, që quhet famozja Sara Mile”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×