FOTO/ Spiropali takime intensive në Bruksel me Kryetarin e Senatit belg Blondel dhe Kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

Gjatë qëndrimit në Bruksel, në Samitin Parlamentar të NATO-s,  Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me Kryetarin e Senatit belg Vincent Blondel dhe Kryeparlamentarin ukrainas Ruslan Stefanchuk.

Me Presidentin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel, znj. Spiropali diskutoi mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar si dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen për realizimin e planit ambicioz, por realist të Shqipërisë për përfundimin e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj  dekade.

Kryeparlamentarit ukrainas Ruslan Stefanchuk, znj. Spiropali i rikonfirmoi qëndrimin e vendosur të Shqipërisë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për një paqe të drejtë e të qëndrueshme sepse duke mbështetur Ukrainën, mbrojmë vlerat tona të përbashkëta.

Znj. Spiropali nënvizoi gjithashtu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×