Tiranë/ Nuk deklaronte shumat e parave që depozitoheshin në Exchange, procedohet 72-vjearja, sekuestrohen 500 mijë euro, të dyshuara nga veprimtari kriminale

Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedimin e lirë ndaj një shtetaseje, pronare e një dyqani Exchange, pasi nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Whatsapp Image 2025 06 21 At 10.09.49 (1)
Whatsapp Image 2025 06 21 At 10.09.49 (1)

Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.

Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×