
Regjisori legjendar Danny Boyle është rikthyer pas më shumë se dy dekadash për të sjellë vazhdimin e shumëpritur të sagës horror “28 Days Later”. Por, këtë herë, procesi i xhirimeve ka qenë ndryshe dhe aspak i lehtë.
Një nga sfidat më të pazakonta me të cilat u përball ekipi ishte filmimi i skenave ku shfaqen zombi të zhveshur, ndërkohë që në set ndodhej një aktor fëmijë. Kjo solli nevojën për respektimin strikt të rregullave të industrisë filmike, të cilat ndalojnë çfarëdolloj lakuriqësie në prani të fëmijëve. Si zgjidhje kreative, produksioni përdori proteza për të realizuar skenat, diçka që vetë Boyle e cilësoi si një “makth logjistik”.
Pavarësisht vështirësive, regjisori theksoi se ishte i vendosur të ruante intensitetin vizual dhe emocional të filmit, duke sjellë kontrastin mes brutalitetit të botës post-apokaliptike dhe pafajësisë që përfaqëson një fëmijë në atë realitet.
Filmi, me aktorët kryesorë Aaron Taylor-Johnson dhe Ralph Fiennes, është pritur me entuziazëm nga kritika, duke u konsideruar si një rikthim i denjë për një prej sagave më ikonike të zhanrit horror