VIDEO/ Zjarr në kodrat e Cakranit, flakët përfshijnë sipërfaqen e madhe me shkurre

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në kodrat e Cakranit, në kufi me Mallakastrën.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet zjarrfikëse.

Fatmirësisht, nuk ka banesa pranë dhe situata aktualisht është nën kontroll.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e mbetjeve të barit nga fermerët, por situata ka dalë jashtë kontrollit, duke detyruar ndërhyrjen e zjarrfikësve. Këta të fundit kanë izoluar vatren dhe po vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×