Sherri me dy të plagosur në Pogradec, arrestohen gjashtë persona, një tjetër shpallet në kërkim

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga gjashtë persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 1 të qytetit, ku dy shtetas mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali, ku disa persona u përfshinë në një sherr fizik për motive të dobëta, duke përdorur edhe sende të forta. Si pasojë, mbetën të plagosur shtetasit M. Xh. dhe K. N., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të hetimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. Xh., 32 vjeç

A. K., 38 vjeç

D. Xh., 33 vjeç

E. Ç., 41 vjeç

N. Ç., 42 vjeç

K. N., 37 vjeç

Të gjithë banues në Pogradec.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi E. A., 21 vjeç, i dyshuar si i përfshirë në konfliktin e dhunshëm.

Personat në fjalë po hetohen për veprat penale:

“Plagosje e rëndë me dashje”,

“Shkatërrimi i pronës”,

dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Pogradecit ka deklaruar se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për lokalizimin e personit në kërkim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×