Liga e Konferencës, mundësia e artë e Dinamos për të rritur çmimin e dy sulmuesve

Dinamo po përgatitet për një verë të nxehtë, ku synimet janë për një ecuri sa më pozitive në Ligën e Konferencës, por edhe për të përfituar nga shitja e dy xhevahireve të repartit sulmues, Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela.

Dinamo, në merkaton verës së shkuar, arriti të bëjë një punë shumë të mirë, duke afruar lojtarë të rinj, por edhe me të ardhme, që shpejt lanë gjurmë në Superiore. Ai që spikati më shumë është nigeriani Itodo Mandela, i zbuluar nga Luzi 2008 dhe i afirmuar nga Dinamo që ia ka shumëfishuar vlerën në treg. Sulmuesi 21-vjeçar nga Nigeria ka shkëlqyer në sezonin e fundit që kulmoi me fitimin e Kupës së Shqipërisë, çka ka ngjallur një interes të madh të klubeve nga liga më të forta.

Sakaq, i ardhur që në verën e 2023-shit, Baton Zabërgja, gjithashtu në sezonin e fundit arriti të tregojë një nivel të jashtëzakonshëm dhe ashtu si Mandela, të jetë në mesin e interesit të klubeve më të mëdha. Falë paraqitjes me Dinamos Zabërgja u bë pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës. Pavarësisht ofertave në tavolinë, Dinamo do ta mbajë këtë dyshe edhe në aventurën e saj në Ligën e Konferencës, ku me kontributin në fushë ata mund të reklamohen edhe më shumë duke rënë në sy dhe rritur pazarin. 2 milionë euro kushtojnë së bashku Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela, sipas “Transfermarkt”.

Kartoni i Mandelës vlerësohet 1 milion euro dhe është lojtari më i shtrenjtë në Shqipëri, teksa njëlloj çmohet anësori nga Vushtria. Duke parë lëvizjet e fundit në merkaton e verës, i bie që drejtuesit dinamovitë i kanë gjetur dy zëvendësuesit e dyshes Mandela-Zabërgja. Pikërisht bëhet fjalë për ish-kapitenin e Burrelit, Florenc Farruku, si dhe 19-vjeçari i ardhur nga Dukagjini në Kosovë, Hekuran Berisha.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×