Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga Presheva, ku është mbajtur edhe Panairi i Parë i Librit Shqip. Rama shprehet se iniciativa është ndërmarrë nga qeveria shqiptare.
Më tej, kryeministri Rama shton se së shpejti do të ketë një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën. Sipas tij, kjo marrëveshje do të mundësojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare🤝✍️
Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundesojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie🤝
(Arena e Lajmit)